Ekzekutohen shtesat për fëmijë sipas skemës së re

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për fëmijë sipas skemës së re.

“Të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin. “, ka shkruar Murati në Facebook.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *