Osmani dhe Admirali Munsch nuk u takuan sot, presidentja e anuloi për shkak të gripit sezonal

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka mundur të takohet sot (27 gusht) me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka pohuar se presidentja është e prekur me grip sezonal dhe se takimin e paralajmëruar me Admiralin Munsch e ka pati të pamundur ta zhvillojë.

“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal”.

“Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, ka thënë Kupina.

Admirali amerikan Stuart B.Munsch, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *