Kryeministri Albin Kurti u deklarua për herë të parë para gazetarëve në lidhje me takimin që zhvilloi javën e kaluar me shefin e Agjencisë Qendrore amerikane për Inteligjencë (CIA), Ëilliam Burns. Megjithatë ai nuk dha hollësi nga përmbajtja e bisedës rreth një orëshe me të.
Por kryeministri Kurti vizitën e Burns në Kosovë e vlerësoi si të një rëndësie të madhe për fushën e sigurisë.
“Takimi ka shkuar shumë mirë. Dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion tejet të rëndësishme, të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. E falënderoj Ëilliam Burnsin për vizitën në vendin tonë dhe kjo është dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit, e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.
Por, kryeministri Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet se kur planifikohet që të hapet ura e Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Për deputetin e pavarur të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, vizita e shefit të CIA-s në Kosovë është një dëshmi që Kosova konsiderohet si një pikë e zezë në Ballkan për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë Kurti në veri të vendit të cilat, siç shprehet ai, nga SHBA-ja janë konsiderohen si nxitëse të tensioneve.
‘’Kurti është njeriu më konfliktuoz i mundshëm, coftë për politikën e brendshme qoftë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka sjellë Kosovën në pikën e një përplasje jashtëzakonisht të dëmshme faktorin ndërkombëtar. Ka sjellur Kosovë që të jetë në mënynë e problematikave. Jam i habitur. Vazhdoj të jem i befasuar me nivelin minor të Albin Kurtit i cili mendon që me deklarata për populizëm mund të fshihet mbrapa izolimit që i ka bërë Kosovës dhe vetës. Unë mendoj se i bënë ndere Kurti vendit që së paku të mos të tentoj të manipuloj në këto cështje me qytetarët sepse vërtetë është e dhibshme. Marrëdhënia strategjike me SHBA-të, me botën demokratike nuk është lojë fjalësh, por janë zotime dhe sjellje të një burrështetasi, tha Abazi për rtv21
Ish – zëvendësministri i Punëve të Brendshme, tani Ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Shkodra, konsideron se vizita e shefit të CIA-s në aspektin e sigurisë është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Sipas tij, vizita e Bursnit është një sinjal i qartë për Qeverinë se nuk duhet të ndërmarr veprime pa koordinim me aleatët.
‘’Sa do që janë të ligjshme dhe kushtetuese veprimet në veri të vendit, të njëjtat duhet të kenë kujdes për veprime pas kësaj vizite. Mendoj se këshillat që ka dhënë zoti Bursn, Qeveria dhe institucionet duhet t’i kenë parasysh”, tha Shkodra.
Shefi i CIA-s javën e kaluar zhvilloi vizitë në Ballkan. Ai fillimisht vizitoi Bosnjë-Hercegovinën, më pas Serbinë dhe dy ditë në fund qëndroi në Kosovë ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti./ RTV21/21Media