“SHBA-ja do të lulëzojë”, Trump: Tregjet do të rriten, aksionet do të rriten, vendi ynë do të rritet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur planet personale për tarifat, pavarësisht rënies së tregjeve.

“Mendoj se po shkon shumë mirë. Ishte një operacion, si kur një pacient operohet. Dhe është diçka e madhe, thashë se do të ishte pikërisht kështu siç është”, pohoi ai.

“Tregjet do të rriten, aksionet do të rriten, vendi ynë do të rritet dhe pjesa tjetër e botës do të shohë nëse ka ndonjë mundësi për të bërë një marrëveshje”, shtoi udhëheqësi amerikan, shkruan skynews.

“Ne jemi shfrytëzuar prej shumë, shumë vitesh. Ka shumë vjet që jemi në anën e gabuar dhe ju them se do të jetë e pabesueshme. Do të shihni se si do të përfundojë – vendi ynë do të rritet”, shtoi ai.

Pas komenteve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump la Uashingtonin me anë të Marine One, duke u nisur për në Bazën e Përbashkët Andrews.

Atje, Air Force One do ta dërgojë presidentin amerikan në Miami për ngjarjen e parë të sezonit të LIV Golf. Trump më pas do të marrë pjesë në një darkë speciale në Trump National Doral Golf Club.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *