Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës

Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje mortore, e pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore i ka tërhequr eshtrat për ekzaminim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se do të verifikohen eshtrat e pastaj do të dalë me njoftim.

“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore. Komisioni do t’iu njoftojë pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njëjtat janë më interes forenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *