Lëndohet Dani Ceballos

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë, njoftoi sot klubi spanjoll.

“Pas analizave të kryera sot nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit te lojtari ynë Dani Ceballos, ai u diagnostikua me një ndrydhje të shkallës 3 me dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Ecuria e tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit duke mos dhënë informacione shtesë mbi procesin e rikuperimit.

Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga lëndoi ligamentin e gjurit më 13 gusht.

Një tjetër bashkëlojtar, mesfushori Jude Bellingham, pësoi një dëmtim muskulor më 23 gusht dhe pritet të rikuperohet dhe të kthehet në lojë më 23 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *