Një person po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.
Sulmi ka ndodhur të hënën në fshatin Greme të Ferizajt, ku të dyshuarit ende nuk dihen.
Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”./21Media