SHBA në mbrojtje të SPAK, ambasada amerikane: Do marrim pjesë në komisionin e posaçëm anti-korrupsionin

Ambasada amerikane në Tiranë ka deklaruar se do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin. Qëndrimi është bërë publik në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë në rrjete sociale.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *