“Shqiptarët kanë xhelozi ndaj nesh”. Insiston aktori kosovar: Përdorin spec djegs nga Kina!

Aktori nga Kosova, Osman Azemi ka reaguar pas një deklarate që indinjoi shumë shqiptarë nga të dyja anët e kufirit.

Ai, në një emision tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për arritjet e disa shqiptarëve të Kosovës, në art dhe sport, ndaj edhe për këtë arsye, do ta bojkotojë Shqipërinë duke kaluar kufirin nga Mali i Zi.

helozie ndaj atyre të Kosovës.

Por së fundmi ai ka reaguar duke sqaruar edhe deklaratën. Azemi thotë se është i indinjuar nga disa ngjarje të ndodhura në Shqipëri, çka e shtyu atë ta bëjë atë deklaratë. Ai thotë se është për “bashkim kombëtar”.

Reagimi i plotë i Osman Azemit:

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

5. a. Edhe i Pejës asht i mirë

6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *