Shteti vendos ministri të ndryshme në objektet që ishin të strukturave paralele

Pa u bërë 48 orë që e kryen këtë aksion me të cilin u tha se u larguan nga këto objekte strukturat paralele të Serbisë, Qeveria e Kosovës i ka marr ato nën kontroll.

Pos që u mbyllen, duket se shteti kishte plan paraprak për këtë meqenëse në së paku dy objekte që shfrytëzoheshin nga komunat paralele serbe, këtë të diel janë vendosur institucione të Kosovës.

Një pllakë është ngjitur në atë që deri të premten ishte Komuna paralele serbe. Aty shkruan se është Depratamenti për Patentë shoferë i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në Leposaviq ndërkaq është improvizuar në letër dhe janë vendosur logo e stema e Kosovës në atë që shkruan se janë Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Dukagjini ka pyetur ministrin Faton Peci që udhëheq me këtë ministri se çfarë departamenti do të veprojë aty, si do të funksionojë e kur do të nis punën, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk kanë as në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Policia e Kosovës tha të premten se me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ndërmori një aksion për të liruar objektet që po shfrytëzoheshin nga komunat paralele të Serbisë në veri.

Kjo u kritikua ashpër nga përfaqësi diplomatike të shteteve ndërkombëtare, veçanërisht SHBA, ambasada e së cilës ndër të tjera vlerësoi se Qeveria e ka instrumentalizuar Policinë për qëllime politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *