Banorët e qytetit grek të Volos u përballën me një numër të madh peshqish të ngordhur në brigjet e plazhit lokal.
Një situatë e ngjashme është vërejtur edhe në disa vende të tjera bregdetare, dhe numri i peshqve të ngordhur matet me mijëra dhe paraqet një fatkeqësi ekologjike që është gjithashtu një kërcënim për shëndetin publik.
Era e padurueshme është e fortë, ndërsa shqetësimi tek banorët e këtyre zonave është i madh pasi nuk kanë përjetuar më parë një fenomen të ngjashëm. Gjithashtu, ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të katastrofës.