Trepça merr disa vendime: Synojmë ta rrisim prodhimin

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka marë disa vendime me synimin që të rrisë prodhimin.

Sipas njoftimit kjo ndërmarrje ka bërë një sistemim të përkohshëm të punonjësve, duke shtuar se do të ketë “më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim”.

“Javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës. Ndër sfidat më të mëdha ka qenë numri i lartë i punonjësve në role mbështetëse në raport me të angazhuarit drejtpërdrejt në prodhim. ME FAT!”, thuhet në njoftimin e Trepçës në Facebook./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *