Sulmuesi i talentuar kosovar, Fisnik Asllani po vazhdon të shkelqej në Bundesligën 2 të Gjermanisë.
22-vjeçari ka shënuar gol dhe asist për skuadrën e Elversberg në pjesën e parë kundër Hannoverit.
Asllani fillimisht asistoi në golin e parë në minutën e 10-të, e pastaj shënoi një gol të bukur në minutën 45+5.
Ky ishte goli i shtatë këtë sezon në Bundesligën 2 të Gjermanisë./IndeksOnline/