Sulmuesi i shumë përfolur, Victor Osimhen, duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, sulmuesi i Napolit ka vendosur të transferohet në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ahli, shkruan Indeksonline
Edhe pse skuadra e Chelseat ishte në garë për lojtarin nga Nigeria, duket se nuk u arrit dakordi mes dy palëve dhe tashmë Osimhen ka vendosur të shkoj në Arabi.
Skuadra e Napolit sot gjatë ditës ka firmosur me Romelu Lukakun, prandaj i është kërkuar largimi sulmuesit nigerian.Chelsea e kërkon Osimhenin që nga viti i kaluar, por duket se edhe këtë edicion do e humbasë luftën për të.